“Patëm një bisedë shumë të mirë”/ Trump pas telefonatës me Zelensky: Jemi në rrugën e duhur
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky biseduan për rreth 60 minuta në telefon, për armëpushimin në Ukrainë. Trump tha se jemi shumë në rrugën e duhur, pas një telefonate shumë të mirë me presidentin ukrainas, shkruan Sky News. “Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky biseduan për rreth 60 minuta në telefon, për armëpushimin në Ukrainë.
Trump tha se jemi shumë në rrugën e duhur, pas një telefonate shumë të mirë me presidentin ukrainas, shkruan Sky News.
“Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre. Ne jemi shumë në rrugën e duhur.”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhe.
Ai tha gjithashtu se do t’i kërkonte sekretarit të shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, “të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara”.
“Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti”, shtoi Trump./abcnews.al