Peci viziton policët në Banjskë, i falënderon për ofrimin e sigurisë

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ndodhen në fshatin Banjskë të kësaj komune. Peci tha se policëve të cilët i takoi iu shprehu mirënjohje e falënderim për punën dhe sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit “Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës”, shkroi […]

Peci viziton policët në Banjskë, i falënderon për ofrimin e sigurisë
peci-viziton-policet-ne-banjske,-i-falenderon-per-ofrimin-e-sigurise

peci-viziton-policet-ne-banjske,-i-falenderon-per-ofrimin-e-sigurise

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ndodhen në fshatin Banjskë të kësaj komune.

Peci tha se policëve të cilët i takoi iu shprehu mirënjohje e falënderim për punën dhe sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit

“Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës”, shkroi Peci.

Kujtojmë se më 24 shtator, grupi terrorist në krye me kriminelin Milan Radoiçiq, kreu agresion në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kjo vizitë e Pecit është bërë pas disa ditësh kur i njëjti deshi ta vizitojë Banjskën, por vizita e tij u refuzua nga policia gjatë kohës sa Manastiri ishte i mbyllur.