Qeveria s’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve që s’po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Përgatiti: ATV Në pyetjen e deputetes nga AAK-ja, Time Kadrijaj, nuk u përgjigj ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Deputetja pati pyetje edhe për kryeministrin i cili po ashtu refuzoi të përgjigjej. “Udhëtimet e tua më të shpeshta kanë qenë në Greqi, por nuk kemi marrë ndonjë njohje?”, tha Kadrijaj. “As unë nuk do të përgjigjem […] The post Qeveria s’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve që s’po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare first appeared on ATV. The post Qeveria s’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve që s’po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare appeared first on ATV.

Qeveria s’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve që s’po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Përgatiti: ATV

Në pyetjen e deputetes nga AAK-ja, Time Kadrijaj, nuk u përgjigj ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Deputetja pati pyetje edhe për kryeministrin i cili po ashtu refuzoi të përgjigjej.

“Udhëtimet e tua më të shpeshta kanë qenë në Greqi, por nuk kemi marrë ndonjë njohje?”, tha Kadrijaj.

“As unë nuk do të përgjigjem në pyetjet e juaja. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen e më pas ne mund të përgjigjemi”, tha kryeministri Kurti.

Në seancën e së premtes të Kuvendit, në të cilën pyetjet e deputetëve ishin pika e vetme e rendit të ditës, kryeministri Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar, refuzuan t’iu përgjigjen opozitarëve, të cilët nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Vendimi i ekzekutivit nuk i pëlqeu opozitës.

Pas përfundimit të seancës, PDK-ja dhe LDK-ja i kanë quajtur sulm e shantazh qëndrimet e kabinetit qeveritar.

Megjithatë, pesë ministra të cilët ishin të pranishëm në seancë, megjithatë u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve të pushtetit.

Qysh nga fillimi i sesionit pranveror, deputetët e dy partive opozitare, PDK-ja e AAK-ja, kanë refuzuar t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat sipas qeverisë kanë vlerë 360 milionë euro.

The post Qeveria s’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve që s’po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare first appeared on ATV.

The post Qeveria s’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve që s’po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare appeared first on ATV.