Përfaqësuesja e BE-së: Qeveria shqiptare duhet të shtojë shpenzimet për kërkim dhe zhvillim
Qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për ta bërë Shqipërinë një ekonomi të orientuar drejt inovacionit. Ritva Heikkinen, Kryetare e Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha se qeveria duhet të dyfishojë përpjekjet, për të përmbushur qëllimin e saj për të investuar 1% të PBB-së në kërkim dhe zhvillim, deri në vitin 2030. […] The post Përfaqësuesja e BE-së: Qeveria shqiptare duhet të shtojë shpenzimet për kërkim dhe zhvillim appeared first on Ditar.al.
Qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për ta bërë Shqipërinë një ekonomi të orientuar drejt inovacionit.
Ritva Heikkinen, Kryetare e Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, tha se qeveria duhet të dyfishojë përpjekjet, për të përmbushur qëllimin e saj për të investuar 1% të PBB-së në kërkim dhe zhvillim, deri në vitin 2030.
Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së, së bashku me Ambasadorin e Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, vizituan të enjten disa prej projekteve të financuara nga BE në Shqipëri, në kuadër të programit EU4Innovation.
Heikkinen dhe Ström vlerësuan rezultatet e deritanishme të programit, ndërsa theksuan se inovacioni është çelësi për rritjen e vazhdueshme të ekonomisë shqiptare, duke krijuar vende pune më të mira, biznese më konkurruese dhe mundësi të reja për të rinjtë.
Ata theksuan gjithashtu domosdoshmërinë për të përmirësuar bashkëpunimin midis universiteteve dhe sektorit privat duhet të përmirësohet, duke u angazhuar për të dhënë ndihmën e BE-së për të ndihmuar në kapërcimin e këtij boshllëku.
Përfaqësuesja e BE shtoi se inovacioni në Shqipëri është ende në një fazë të hershme, prandaj BE-ja ka ofruar 10 milionë euro për programin EU4Innovation. Përmes këtij programi, BE synon të forcojë ekosistemin e inovacionit, të ofrojë lloje të ndryshme financimi për bizneset dhe të
inkurajojë bashkëpunimin midis universiteteve, bizneseve dhe qeverisë.
“Inovacioni është gjithashtu në qendër të Planit të ri të Rritjes së BE-së, që po zbatohet në Shqipëri. Plani i Rritjes i vë njerëzit në plan të parë, duke zhvilluar aftësi, arsim, trajnim dhe duke krijuar mundësi pune. Por, ka edhe histori të vërteta suksesi në Shqipëri. Shqipëria ka një shpirt të vërtetë sipërmarrës. Shohim histori frymëzuese, të cilat tregojnë se kur talenti takon mundësinë, inovacioni lulëzon. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë inovatorët e Shqipërisë. Ne duhet të bashkojmë forcat për të ndërtuar një ekonomi inovacioni dhe rritjeje të qëndrueshme që sjell vende të reja pune dhe më të mira për qytetarët e Shqipërisë,” tha znj.Heikkinen.
EU4Innovation është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida). Projekti zbatohet nga GIZ Shqipëri si organizatë kryesuese në zbatim, dhe Ambasada Suedeze në Tiranë. Komponenti Challenge Fund i programit zbatohet nga Ambasada Suedeze në Tiranë në bashkëpunim me Partnerë Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.
Ndër sektorët prioritarë për komponentin Chllenge Fund janë turizmi e bujqësia, si edhe industritë e lidhura me këta dy sektorë, por edhe ekonomia e gjelbër duke përfshirë energjinë inteligjente ndaj klimës, si edhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit, si teknologji ndërlidhëse dhe mundësuese për sektorë të ndryshëm. Monitor
The post Përfaqësuesja e BE-së: Qeveria shqiptare duhet të shtojë shpenzimet për kërkim dhe zhvillim appeared first on Ditar.al.
