Erald Kapri për “Zgjedhoren”: Ndryshoni draftet e i hidhni në media si pazar! Rezultati dihet, e tha kryeministri kur kërcënoi këtë Parlament
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka dalë kundër Komisionit të Reformës Zgjedhore, që u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës. Ai akuzoi partitë e mëdha se nëpërmjet marrëveshjeve mes tyre kanë lënë jashtë Komisionit partitë e reja, të cilat përfaqësojnë votën e 10% të shqiptarëve. Kaprt tha se draftet e Komisionit janë ndryshuar […] The post Erald Kapri për “Zgjedhoren”: Ndryshoni draftet e i hidhni në media si pazar! Rezultati dihet, e tha kryeministri kur kërcënoi këtë Parlament appeared first on Ditar.al.
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka dalë kundër Komisionit të Reformës Zgjedhore, që u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës.
Ai akuzoi partitë e mëdha se nëpërmjet marrëveshjeve mes tyre kanë lënë jashtë Komisionit partitë e reja, të cilat përfaqësojnë votën e 10% të shqiptarëve.
Kaprt tha se draftet e Komisionit janë ndryshuar disa herë në mungesë transparence, dhe më pas janë hedhur në media si Pazar politik mes partive. Sipas tij, rezultati i Komisionit të Reformës Zgjedhore dihet, pasi vetë kryeministri ka kërcënuar Parlamentin kur tha se nuk duhet të jetë më shumë se 100 deputetë, që do të thotë “vrasje” e partive të vogla.
Fjala e Kaprit:
Nuk kishte asnjë gjë parlamentare me votimin që ju bëtë këtu. Mjafton të krahasosh dy draftet, janë të dyja krejt të ndryshme. Nuk e di nga e keni marrë këtë praktikë, dhe për më tepër, draftet janë ndryshuar nga 2-3 herë në mungesë transparence dhe janë hedhur në media sikur po bëhet pazar politik.
Nëse do bëhej një Komision i vërtet, duhej që çdo partitë politike të ishte në Komision. Vendin në Komision ia kanë dhënë shqiptarët. Tre partitë e reja në këtë Parlament, edhe pse me 4 mandate, përfaqësojnë votën e 10% të shqiptarëve.
Ka me dhjetëra delegacione parlamentare, asnjë deputet i ri nuk është anëtar në to. Ky është pazar. Ky ishte një shans i humbur, aq më tepër kur kreu i mazhorancës ka kërcënuar këtë Parlament, duke thënë që duhet të shkojë në 100 mandate. Rezultati i këtij komisioni dihet dhe është e turpshme pas raportit të ODIHR dhe kërkon ndryshim rrënjësor por që fatkeqësisht ky Parlament nuk mund t’i bëjë.
The post Erald Kapri për “Zgjedhoren”: Ndryshoni draftet e i hidhni në media si pazar! Rezultati dihet, e tha kryeministri kur kërcënoi këtë Parlament appeared first on Ditar.al.
