Pr.buxheti 2026, Rama: Nga viti i ardhshëm, indeksim vjetor i pagave për punonjësit e administratës!

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se duke nisur nga viti i ardhshëm do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës. Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama tha se pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Mes […] The post Pr.buxheti 2026, Rama: Nga viti i ardhshëm, indeksim vjetor i pagave për punonjësit e administratës! appeared first on Ditar.al.

Pr.buxheti 2026, Rama: Nga viti i ardhshëm, indeksim vjetor i pagave për punonjësit e administratës!

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se duke nisur nga viti i ardhshëm do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Rama tha se pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë tha se për herë të parë në sektorin e shëndetësisë do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë. Po ashtu edhe për punonjësit e Policisë, përveç indeksimit do të ketë rritje për vjetërsi në punë.

“Ka një tjetër lajm shumë e të mirë në pr.buxhetin 2026 i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor për punonjësit e sektorit publik që do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është politikë e re pagash e kombinuar me rritjen e përgjithshme i shton 100 milionë euro shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse

10600 punonjës shërbimi; sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë e magazinierë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë në muaj.

Specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja, mësuesit do të përfitojnë pagë 3 mijë lekë të reja më shumë.

Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë që do të thotë si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131 700 në 143 500 lekë të reja në muaj.

Për mjekët në spitale nga 174  mijë lekë në 186 mijë lekë të reja në muaj.

Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92500 lekë në muaj.

Për punonjësit e policisë së shtetit përveç indeksimit do të ketë rritje për vjetërsi në punë. Për garat më të ulëta rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja në muaj.

Për një punonjës me vjetërsi 15 vjet pagat rriten si më poshtë;

Për inspektorët e thjeshtë nga 80500 në 84 500 të reja plus shtetas për kushtet e punës e ushqimit që e çon pagën në 100 mijë lekë të reja”- u shpreh Rama.

The post Pr.buxheti 2026, Rama: Nga viti i ardhshëm, indeksim vjetor i pagave për punonjësit e administratës! appeared first on Ditar.al.