Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO)
Ka përfunduar pas gati një ore mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama teksa takimi nisi në orën 10:00. Pas mbledhjes, eskorta e kryeministrit është parë duke u larguar nga ambientet e takimit.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu thekson se në fokus ishte caktimi i axhendës parlamentare për seancën e ardhshme plenare, por edhe nismat më të fundit ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë lidhur me protestat. Ai u ka prezantuar deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike një ditë më parë.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, gazetarja jep detaje nga takimiThe post Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, largohet Rama nga Kryesia e Kuvendit (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



