Shasivari mori pjesë në pritjen shtetërore për 8 Shtatorin: Pavarësia na bashkon, e ardhmja na obligon

Shasivari mori pjesë në pritjen shtetërore për 8 Shtatorin: Pavarësia na bashkon, e ardhmja na obligon

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministri i Drejtësisë, Albrim Shasivari, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

“Pavarësia na bashkon, ndërsa e ardhmja na obligon.

Kjo ditë na kujton rrugën që kemi përshkuar si shtet, por edhe përgjegjësinë që kemi për të ardhmen. Sundimi i ligjit, institucionet e pavarura dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve janë themelet e një shteti të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Çdo gjeneratë ka përgjegjësinë ta bëjë shtetin më të fuqishëm, më të drejtë dhe më të mirë për ata që vijnë pas nesh.

T’i ruajmë themelet e pavarësisë sonë dhe çdo ditë të ndërtojmë institucione në të cilat qytetarët kanë besim.

Gëzuar 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë!”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.