Jakup Huseini shkon në shtabin e AKI dhe i shtrin dorën e fitores Arkin Jahijit

Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, ka shkuar në shtabin e AKI-së për t’i uruar Arkin Jahijit fitoren në garën për Komunën e Bërvenicës. Ky i fundit me një epërsi prej 630 votave do të shkoj në balotazh me kundërkandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
Shtirja e dorës midis tyre jep sinjale se Huseini do të përkrah Jahijin në raundin e dytë që do të zhvillohet më 1 nëntor. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



