Përplasja e ashpër Trump-Zelensky, Nikaj: Po shohim fillimin e një rendi të ri botëror
Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, e ka komentuar debatin e ashpër mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Nikaj tha se po shihet një administratë amerikane e cila është jo konvencionale edhe në qasjen e vet ndaj asa që ndodhë në botë. “Në këto javët e fundit kemi parë një

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, e ka komentuar debatin e ashpër mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Nikaj tha se po shihet një administratë amerikane e cila është jo konvencionale edhe në qasjen e vet ndaj asa që ndodhë në botë.
“Në këto javët e fundit kemi parë një politikë të jashtme të ShBA-së që ka shkuar kundër një rendi botëror që është ndërtuar nga vetë ShBA-ja. Edhe në raport me aleatët e BE-së, edhe në raport me NATO-n, edhe në raport me Ukrainën dhe gati të gjitha pjesët e botës dhe çështjet e hapura në botë kemi parë një administratë që ka pasur një qasje tjetër”.
“Kjo qasje deri më tani ka prodhuar disa gjëra të para, duke filluar nga vota në Kombet e Bashkuara që ishin dy vota kundër Rezolutës për Ukrainën dhe ato dy vota ishin të ShBA-së dhe të Rusisë”, tha Nikaj në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, Nikaj tha se në rendin liberal-demokratik që ka jetuar bota, situatë të tillë si ajo e sotmja mes Trumpit dhe Zelenskyt nuk është parë që prej pas Luftës së Dytë Botërore.
“Një divergjencë kaq të madhe në mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nuk e kemi parë. Kjo sot është kulminacioni i një rendi të ri botëror ku Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në atë që Trumpi e ka folur edhe gjatë fushatës”.
“Është shumë e paqartë se cilat do të jenë ngjarjet që do të ndodhin ditëve në vijim sepse po e shohim se në këto javë, Rusia po kthehet si aktor i pranueshëm në skenën ndërkombëtare. Ky është një ndryshim i madh në raport me atë që e kemi parë në pesë vitet e fundit”, tha ai.