Përplasje me policinë/ Studentët e Mjekësisë nuk ndalen, marshojnë përsëri drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë vijuar edhe sot protestën duke u nisur nga fakulteti i tyre dhe duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentë kanë bllokuar njërin aks të rrugës teksa ecin drejt Rrugës së Durrësit, ku edhe ndodhet institucioni i Ministrisë së Arsimit. Gjatë këtij marshimi ka patur edhe një incident me policinë, […] The post Përplasje me policinë/ Studentët e Mjekësisë nuk ndalen, marshojnë përsëri drejt Ministrisë së Arsimit appeared first on Ditar.al.

Përplasje me policinë/ Studentët e Mjekësisë nuk ndalen, marshojnë përsëri drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë vijuar edhe sot protestën duke u nisur nga fakulteti i tyre dhe duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Studentë kanë bllokuar njërin aks të rrugës teksa ecin drejt Rrugës së Durrësit, ku edhe ndodhet institucioni i Ministrisë së Arsimit.

Gjatë këtij marshimi ka patur edhe një incident me policinë, pasi  të rinjtë janë shoqëruar nga një grup forcash policie i cili monitoron protestën e tyre.

Në një ndalesë  përpara “Medresesë së Tiranës”, një grup protestuesish ka debatuar me policët të cilët, sipas tyre i kanë i prekur pa të drejtë, me arsyen që të lirojnë trafikun. 

Disa prej tyre janë përplasur me uniformat duke iu drejtuar që të largohen nga protestat sipas raportimeve që vinë nga mediat. Më tej studentët kanë vijuar marshimin me thirrje të forta “Largohuni, protesta është e studentëve”

Ndërkohë një studente ka folur për mediat lidhur me përballjet e padrejta sipas saj që ka hasur gjatë shkollimit. Studentja përbën një rast të veçantë, duke qenë se është një studente e vitit të parë që vjen si maturante e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave.

Studentja thotë se doli nga protesta si maturante dhe vjen sërish në protestë në Universitetin e Mjekësisë, si një seri padrejtësish që vazhdon. Nga ana tjetër studentja theksoi se ka një “kurth” për studentët të cilët do të japin provimin digjital për pranimin në mjekësi paralelisht dhe me firmosjen e kontratës. Ajo u shpreh se nuk ka qenë e informuar për kontratën dhe për tarifën e majme.

Provimi i digjitalizuar i mjekësisë do të bëhet dhe me firmosjen e kontratës dhe ky është një kurth. E theksoj se nuk  na u paraqit kontrata dhe një padrejtësi në çdo aspect të mundëshëm. Jemi pritur me këmbët e para që në vitin e parë.“-tha studentja e vitit të parë. 

The post Përplasje me policinë/ Studentët e Mjekësisë nuk ndalen, marshojnë përsëri drejt Ministrisë së Arsimit appeared first on Ditar.al.