Kërcënimi i gjyqtarëve e prokurorëve, Britania i bashkohet SHBA dhe BE: MB do t’i mbështesë në misionin e tyre
Ambasada Britanike i është bashkuar asaj të SHBA dhe Delegacionit të BE në Shqipëri për kërcënimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ambasada njofton në Facebook se Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Ata bëjnë e dije se MB d otë vazhdojë t’i mbështetsë në misionin e tyre […] The post Kërcënimi i gjyqtarëve e prokurorëve, Britania i bashkohet SHBA dhe BE: MB do t’i mbështesë në misionin e tyre appeared first on Newsbomb Albania.

Ambasada Britanike i është bashkuar asaj të SHBA dhe Delegacionit të BE në Shqipëri për kërcënimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ambasada njofton në Facebook se Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Ata bëjnë e dije se MB d otë vazhdojë t’i mbështetsë në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
Më herët edhe Ambasada Amerikane shprehu shqetësimin për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, duke ju referuar kërcënimeve dhe deklaratave të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, se Laert Haxhiu kishte vënë “në shënjestër” një prokurore të SPAK.
Selia diplomatike e “Rrugës së Elbasanit” thekson se hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje, ndaj Shtetet e Bashkuara janë në mbështetje të atyre që po punojnë për ta bërë Shqipërinë një vend më të begatë.
The post Kërcënimi i gjyqtarëve e prokurorëve, Britania i bashkohet SHBA dhe BE: MB do t’i mbështesë në misionin e tyre appeared first on Newsbomb Albania.