Pete Davidson aksidentohet sërish me veturë
Vetëm disa muaj pasi ai u akuzua për drejtimin e pakujdesshëm për përplasjen e makinës së tij në një shtëpi në Beverly Hills, Pete Davidson është përballur sërish me një aksident tjetër. Komediani 29-vjeç po largohej nga një shfaqje stand-up komedi në “The Wiltern” në Los Angeles, kur dëshmitarët e panë atë duke “rrëshqitur makinën […] The post Pete Davidson aksidentohet sërish me veturë appeared first on Albanian Post.

Vetëm disa muaj pasi ai u akuzua për drejtimin e pakujdesshëm për përplasjen e makinës së tij në një shtëpi në Beverly Hills, Pete Davidson është përballur sërish me një aksident tjetër.
Komediani 29-vjeç po largohej nga një shfaqje stand-up komedi në “The Wiltern” në Los Angeles, kur dëshmitarët e panë atë duke “rrëshqitur makinën e tij në anën e një muri ndërsa po dilte nga rruga” rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së shtunës së 30 shtatorit, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Vetura e tipit “GMC SUV” me ngjyrë të zezë, të cilën Davidson po ngiste, kishte gjithashtu disa shenja deformuese nga gërvishtjet në mur.
Dëshmitarët okularë shtuan se ata nuk e dinin që Davidson po ngiste, derisa ai kishte dalë nga vetura i nervozuar nga incidenti.
Davidson u pa duke drejtuar fuoristradën e zezë me katër pasagjerë të tjerë të paidentifikuar në automjetin e tij.
Madje kur behet fjalë për pasagjerët, ka shanse që aty të kenë qenë edhe Machine Gun Kelly dhe Ruby Rose, pasi që dyshja ishin pjesë në performancën stand-up të Davidson.
Në mars, Pete dhe e dashura e tij e atëhershme Chase Sui Wonders po udhëtonin nëpër Beverly Hills kur u përfshinë në një aksident me makinë.
Davidson po ngiste një Mercedes-Benz me një shpejtësi të supozuar të shpejtë kur humbi kontrollin e makinës dhe e përplasi atë në një shtëpi.
Burimet pohuan gjithashtu se ai hoqi një bordurë dhe goditi një hidrant zjarri përpara se të përplasej në anën e shtëpisë.

“Fatmirësisht nga kjo përplasje askush nuk u lëndua rëndë. Ne e dimë se drejtimi i pakujdesshëm mund të ketë pasoja shkatërruese”, tha një zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Qarkut aso kohe.
Pronari i shtëpisë tha aso kohe se, ndërsa vajza e tij 16-vjeçe ishte pak e “traumatizuar” nga aksidenti, ai nuk po planifikonte të ngrinte një padi kundër tij.
Më vonë në qershor, komediani u akuzua për drejtim të pakujdesshëm pasi që shtëpia të cilën ai e kishte goditur me veturë duhej të prishej për shkak të dëmtimit të themelit të shtëpisë.
The post Pete Davidson aksidentohet sërish me veturë appeared first on Albanian Post.