PLAS NË KUVEND/ Basha dhe Bardhi akuza personale ndaj njëri tjetrit: Jeni aleancë e kullave! Kreu i grupit: Vetëm muajin e fundit ke shtuar 2 kate

Ka nisur me debate të ashpra seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha nuk i kanë kursyer akuzat personale ndaj njëri tjetrit. Debati nisi pasi Lulzim Basha akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se nuk po zbatonte vendimet e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kreut të ri të grupit parlamnetar. Ai akuzoi edhe […] The post PLAS NË KUVEND/ Basha dhe Bardhi akuza personale ndaj njëri tjetrit: Jeni aleancë e kullave! Kreu i grupit: Vetëm muajin e fundit ke shtuar 2 kate appeared first on Ditar.al.

PLAS NË KUVEND/ Basha dhe Bardhi akuza personale ndaj njëri tjetrit: Jeni aleancë e kullave! Kreu i grupit: Vetëm muajin e fundit ke shtuar 2 kate

Ka nisur me debate të ashpra seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha nuk i kanë kursyer akuzat personale ndaj njëri tjetrit.

Debati nisi pasi Lulzim Basha akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se nuk po zbatonte vendimet e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kreut të ri të grupit parlamnetar. Ai akuzoi edhe grupin e Bardhit dhe të Berishës, duke i quajtur aleanca e kullave që bashkëpunon me qeverinë.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Bardhit, i cili u shpreh se vetëm në muajin e fundit Lulzim Basha ka shtuar 2 kate në një nga kullat më të shtrenjta në Tiranë.

Pjesë nga debati:

Basha: Ju keni bërë një njoftim të ardhur nga PD e Shqipërisë. U bë një muaj që ky njoftim dhe vendimet e mëpasshme injorohen nga ana juaj. Fshiheni pas një akti administrativ që është rregullorja eKuvendit, që s’ju jep asnjë të drejtë që të vononi përfaqësimin e PD-së. Sot flisni për vendimin e grupit parlamentar të PD-së. Nuk ka vendim të grupit parlamentar. E bëni këtë sepse kështu e doni opozitën. E doni opozitën të paformalizuar, e doni siç keni qejf ju, siç e kishit në Kukës. Doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës. Jepini fund kësaj maskarade dhe shprehuni siç e keni për detyrë, ose nëse keni vendosur në kulisat tuaja të errëta, të aleancave të kullave e non-gratave, dil e thuaji shqiptarëve që je pjesë e asaj aleance.

Bardhi: Parafolësi është i vetmi që muajin e fundit ka marrë 2 kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Koleg, kur vjen këtu për të akuzuar për aleanca kullash, numëro njëherë katet e tu në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Ti je i vetmi që je shpallur kryetar partie dhe nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar të partisë që përfaqëson. Ti nuk je as përfaqësues i PD-së. Je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je përfaqësues i PD-së. Je i rikthyer pas një viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tu, se me këta mbrapa nuk ta mban.

Basha: Zonja Nikolla, prisja përgjigje nga ty dhe jo nga bashkëautorët e kësaj zallamahie. Meqënëse keni vendosur që të bëni gjithçka që të nxirrni dhjamë nga pleshti, nga kriza e provokuar nga ata që kanë vendosur interesin e tyre përpara shqiptarëve, kam një përgjigje. Për taa që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndyrë personale, kam një përgjigje: Votoni vettingun politik. Është i vetmi parlament ku prej vitit 1991 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët, sepse sot nga deklarata si këto, ose prokuroria nis hetimet për mua, ose i nis për shpifësit. Ndaj shpifësit gojë-çorap, që natën firmosin për kullat, dhe ditën shpifin për mua. Jo vetëm që s’na e mbyllni gojën, por shumë shpejt do përballeni me vettingun në politikë.

The post PLAS NË KUVEND/ Basha dhe Bardhi akuza personale ndaj njëri tjetrit: Jeni aleancë e kullave! Kreu i grupit: Vetëm muajin e fundit ke shtuar 2 kate appeared first on Ditar.al.