TRAGJIKE/ Foshnja 8 muajsh humb jetën në QSUT, prindërit akuzojnë mjekët për neglizhencë
Një fëmijë 8 muajsh nga qyteti i Shkodrës ka humbur jetën ne spitalin e Tiranës. Prindërit kanë bërë kallëzim në polici pasi akuzojnë mjekët se kanë neglizhuar rastin. Sipas burimeve mësohet se në prokurorinë e Shkodrës është denoncuar ky rast, pasi prindërit kanë marrë kartelën e fëmijës. Vogëlushi ishte diagostifikuar me mio – kardit, sëmundje […] The post TRAGJIKE/ Foshnja 8 muajsh humb jetën në QSUT, prindërit akuzojnë mjekët për neglizhencë appeared first on Ditar.al.

Një fëmijë 8 muajsh nga qyteti i Shkodrës ka humbur jetën ne spitalin e Tiranës. Prindërit kanë bërë kallëzim në polici pasi akuzojnë mjekët se kanë neglizhuar rastin.
Sipas burimeve mësohet se në prokurorinë e Shkodrës është denoncuar ky rast, pasi prindërit kanë marrë kartelën e fëmijës. Vogëlushi ishte diagostifikuar me mio – kardit, sëmundje që kërkon transplant të zemrës.
Pasi ka qëndruar 1 ditë e gjysëm në spitalin e Shkodrës, ai është dërguar në kryeqytet ku mësohet se ka ndërruar jetë atje pasi ka kaluar në intubim. Pritet që hetimet e prokurorisë të zbardhin të plotë ngjarjen.
Ky është rasti i tretë brenda disa ditësh ku mjekët akuzohen për vdekjen e fëmijëve. Ditën e djeshme kirurgu Roland Xhaxho u akuzua se i kishte dhënë mbidozë narkoze një djali 3 vjeçar, i cili humbi jetën.
Gjithashtu disa ditë më parë prindërit e një fëmije 9 ditësh në Tiranë kallëzuan drejtoreshën e QSUT dhe të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” pasi foshnja humbi jetën. Babai akuzonte për neglizhencë të mjekëve si dhe siptalet që nuk kishin asnjë ilaç, që për rastin ishte urgjent dhe i domosdoshëm.
The post TRAGJIKE/ Foshnja 8 muajsh humb jetën në QSUT, prindërit akuzojnë mjekët për neglizhencë appeared first on Ditar.al.