Platforma X nis tarifimin e përdoruesve të rinj me 1 dollarë në vit

Shefi ekzekutiv i platformës X, Elon Musk, ka filluar të tarifojë përdoruesit e rinj në Zelandën e Re dhe Filipine me 1 dollarë në vit për të hyrë në veçoritë kryesore. Ato përfshijnë aftësinë për të hedhur postime, për t’i rihedhur ato, pëlqim të postimeve dhe për t’iu përgjigjur reagimeve. Sakaq, përdoruesit që tërhiqen nga […] The post Platforma X nis tarifimin e përdoruesve të rinj me 1 dollarë në vit appeared first on Albanian Post.

Platforma X nis tarifimin e përdoruesve të rinj me 1 dollarë në vit

Shefi ekzekutiv i platformës X, Elon Musk, ka filluar të tarifojë përdoruesit e rinj në Zelandën e Re dhe Filipine me 1 dollarë në vit për të hyrë në veçoritë kryesore.

Ato përfshijnë aftësinë për të hedhur postime, për t’i rihedhur ato, pëlqim të postimeve dhe për t’iu përgjigjur reagimeve.

Sakaq, përdoruesit që tërhiqen nga tarifa e abonimit do të mund të lexojnë vetëm postime, të shikojnë video dhe të ndjekin llogari.

Platforma ka bërë me dije se qëllimi është “reduktimi i spam-it, manipulimi i platformës dhe aktiviteti i robotëve”.

Po ashtu pritet që llogaritë e reja të kërkohen për të verifikuar numrin e tyre të telefonit, megjithëse Musk ka thënë se do të jetë ende falas krijimi i llogarive “vetëm për lexim”, të cilat nuk kanë karakteristika kryesore.

Muajin e kaluar, shefi i X, sugjeroi që të gjithë përdoruesit e X mund të duhet të paguajnë për akses.

Që kur Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, ai ka parë një rënie të vazhdueshme të të ardhurave.

Teksa ka një interes të qartë financiar për kompaninë për të ngarkuar përdoruesit, miliarderi ka thënë se bërja e njerëzve që të paguajnë për shërbimin ka për qëllim trajtimin e robotëve.

Abonentët me pagesë të një shërbimi të përmirësuar, të quajtur X Premium, paguajnë tani për më shumë veçori si postime më të gjata dhe rritje të shikueshmërisë në platformë.

Aktualisht X Premium kushton 8 dollarë në muaj në SHBA.

Ndërkohë, çmimi ndryshon në varësi të vendit ku banon një pajtimtar, ndërsa përdoruesit e tjerë mund të përdorin ende X falas.

Rreziku i pagesës është se platforma mund të humbasë një pjesë të madhe të përdoruesve.

Kjo nga ana tjetër, mund të ulë të ardhurat nga reklamat, të cilat aktualisht përbëjnë shumicën dërrmuese të të ardhurave të kompanisë.

Javët e fundit, kompania është hetuar nga Bashkimi Evropian për përhapjen e mundshme të përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme dhe gjuhës së urrejtjes, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Gjithashtu është gjobitur nga mbikëqyrësi i sigurisë së internetit të Australisë për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim mbi praktikat kundër abuzimit të fëmijëve.

The post Platforma X nis tarifimin e përdoruesve të rinj me 1 dollarë në vit appeared first on Albanian Post.