Policia uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në Facebook, ky institucion thotë se ka një rol kyç në garantimin e sigurisë gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë. “Angazhimi i Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e qytetarëve është thelbësor, sidomos në ngjarje të mëdha, andaj sipas planifikimeve

Policia e Kosovës ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, ky institucion thotë se ka një rol kyç në garantimin e sigurisë gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.
“Angazhimi i Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit publik dhe sigurinë e qytetarëve është thelbësor, sidomos në ngjarje të mëdha, andaj sipas planifikimeve operacionale po kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, duke shtuar edhe prezencën policore në trafikun rrugor. Policia e Kosovës, falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm të treguar me zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në këto kushte me mot të ftohët”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Urimet më të mira për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, i adresohen të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të policisë! Le të jetë një ditë e mbushur me gëzim, krenari dhe reflektim mbi rrugëtimin e vendit.”