Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve

“Marionetë e Kinës komuniste” e ka quajtur Aleksandër Vuçiqin kongresmeni amerikan, Joe Wilson.
Kjo teksa e ka kritikuar presidentin serb, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve.
Siç ka shkruar ai në X, teknologjia kineze duhet të refuzohet.
“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së tyre serbe, Vuçiqit. Ky është vendi i perëndimit të Partisë Komuniste Kineze në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të hidhet poshtë!”, ka shkruar Wilson.
The post Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



