Polonia do të fillojë dëbimet e kriminelëve të huaj në fillim të marsit
Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se dëbimet e para të kriminelëve të huaj të ndaluar në Poloni do të ndodhin në javën e parë të marsit. Tusk njoftoi se për të zbatuar dëbimet, është e nevojshme të vendoset një marrëveshje me vendet në të cilat do të dërgohen shtetasit e huaj që kanë “gjetur një [...]Read More...

Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se dëbimet e para të kriminelëve të huaj të ndaluar në Poloni do të ndodhin në javën e parë të marsit.
Tusk njoftoi se për të zbatuar dëbimet, është e nevojshme të vendoset një marrëveshje me vendet në të cilat do të dërgohen shtetasit e huaj që kanë “gjetur një mënyrë jetese” në Poloni, në kundërshtim me ligjin, njoftoi media polake RFM24.
Ai deklaroi në X se kishte marrë informacion të detajuar nga ministri i Brendshëm Tomasz Siemioniak për veprimet e shërbimeve kundër bandave të huaja dhe theksoi se “ka ardhur koha për dëbim”.
Sipas deklaratave të ministrit, statistikat e vitit 2024 tregojnë se të huajt janë të dyshuar për pesë për qind të të gjitha krimeve në Poloni.
Që nga fillimi i vitit janë ngritur kallëzime penale ndaj 2616 të huajve, ndërsa gjatë operacioneve policore dhe kufitare në datat 13 dhe 14 shkurt janë ndaluar pothuajse 1474 persona, ndërsa ndaj 398 të huajve është nisur procedura e dëbimit./abcnews.al