Portieri shqiptar i Ajax ka nënshkruar kontratë me Borussia Dortmund
Mësohet se Diant Ramaj, portieri i deritanishëm i Ajax Amsterdan, ka nënshkruar kontratë me Borussia Dortmund deri me 30 qershor 2029, përcjell albinfo.ch. 23-vjeçari Diant Ramaj ka lindur në Shtutgart nga prindërit me origjinë nga Kosova. Më parë ka qenë në Eintracht Frankfurt prej nga ka kaluar në Amsterdam. Prej kalimit në Ajax ai ka […] The post Portieri shqiptar i Ajax ka nënshkruar kontratë me Borussia Dortmund appeared first on Albinfo.

Mësohet se Diant Ramaj, portieri i deritanishëm i Ajax Amsterdan, ka nënshkruar kontratë me Borussia Dortmund deri me 30 qershor 2029, përcjell albinfo.ch.
23-vjeçari Diant Ramaj ka lindur në Shtutgart nga prindërit me origjinë nga Kosova. Më parë ka qenë në Eintracht Frankfurt prej nga ka kaluar në Amsterdam.
Prej kalimit në Ajax ai ka mbrojtur në 30 ndeshje, gjashtë herë nuk ka pësuar asnjë gol. Menjëherë pas nënshkrimit me Dortmundin është vendosur që ai të huazohet në FC Kopenhagen, i cili është i pari në ligën e Danimarkës.
Por Borussia planifikon ta kthejë si portier të parë dhe të zëvendësojë portierin e tanishëm Kobel, nëse ai vendos të largohet.
The post Portieri shqiptar i Ajax ka nënshkruar kontratë me Borussia Dortmund appeared first on Albinfo.