Presidenti francez uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e […] The post Presidenti francez uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Presidenti francez uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e Macron, transmeton albinfo.ch.

Tutje, përmes urimit, Macron shprehi gatishmërinë që të dy vendet të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.

“Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë. Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka shkruar ndër të tjera ai.

The post Presidenti francez uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.