Presidenti rus i gatshëm për negociata me Donald Trump për Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar se pushtimi i Ukrainës mund të mos kishte ndodhur sikur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të ishte president në atë kohë. “Nuk kam çka tjetër pos të pajtohem me të, se po të ishte ai president – nëse s’do t’ia vidhnin fitoren më 2020 – […] The post Presidenti rus i gatshëm për negociata me Donald Trump për Ukrainën appeared first on Albinfo.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar se pushtimi i Ukrainës mund të mos kishte ndodhur sikur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të ishte president në atë kohë.
“Nuk kam çka tjetër pos të pajtohem me të, se po të ishte ai president – nëse s’do t’ia vidhnin fitoren më 2020 – atëherë ndoshta nuk do të kishte fare krizë në Ukrainë, që shpërtheu më 2022”, ka thënë ai, përcjell TheGuardian.
Putini u shpreh i gatshëm të diskutojë me Trumpin për çështjen e luftës në Ukrainë. Ka sugjeruar që do të ishte mirë që të takoheshin.
“Ne u besojmë deklaratave të presidentit aktual për gatishmëri për bashkëpunim. Jemi gjithmonë për këtë dhe të gatshëm për negociata. Do të ishte më mirë për ne që të takoheshin, bazuar në realitetin e sotëm, për të biseduar në mënyrë të qetë”, ka thënë Putini, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai ka thënë se me Trumpin ka raporte “biznesore, pragmatike dhe në mirëbesim”.
The post Presidenti rus i gatshëm për negociata me Donald Trump për Ukrainën appeared first on Albinfo.