Presidenti sirian ‘i shpall Iuftë’ korrupsionit nis hetimet nga vëllai i vet
Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ka ndërmarrë një fushatë të paprecedentë kundër korrupsionit dhe gjithçka e ka nisur nga familja e tij. Sipas agjencisë Reuters, Sharaa ka urdhëruar mbylljen e zyrës së vëllait të tij të madh, Jamal al-Sharaa, ndërsa u ka kërkuar zyrtarëve që posedojnë makina luksoze t’i dorëzojnë çelësat ose të përballen me hetime […] The post Presidenti sirian ‘i shpall Iuftë’ korrupsionit nis hetimet nga vëllai i vet appeared first on ATV.
Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ka ndërmarrë një fushatë të paprecedentë kundër korrupsionit dhe gjithçka e ka nisur nga familja e tij.
Sipas agjencisë Reuters, Sharaa ka urdhëruar mbylljen e zyrës së vëllait të tij të madh, Jamal al-Sharaa, ndërsa u ka kërkuar zyrtarëve që posedojnë makina luksoze t’i dorëzojnë çelësat ose të përballen me hetime për pasuri të pajustifikuar.
Në një takim të mbajtur më 30 gusht në bazën e tij të dikurshme në Idlib, presidenti nuk kurseu ironinë ndaj të pranishmëve që kishin mbërritur me automjete luksoze. S’kisha kuptuar që pagat e shtetit qenkan kaq të larta!”, tha ai, sipas burimeve.
Më pas, Sharaa ka mbledhur të gjithë familjarët, përfshirë edhe babain e tij 79-vjeçar, duke i paralajmëruar të mos përdorin emrin e familjes për përfitime personale.
Ndërkohë, Ministria siriane e Informacionit ka konfirmuar mbylljen e zyrës së Jamal al-Sharaa, duke theksuar se ai “nuk ka asnjë funksion zyrtar dhe nuk lejohet të ushtrojë veprimtari tregtare”.
The post Presidenti sirian ‘i shpall Iuftë’ korrupsionit nis hetimet nga vëllai i vet appeared first on ATV.
