Presidenti Zelensky: Dy ushtarë kinezë janë kapur në Ukrainën Lindore, në pritje të shpjegimeve nga Pekini
Volodymyr Zelenskyy tha se dy ushtarë kinezë janë kapur gjatë luftës në Ukrainën lindore. Ai theksoi se forcat e tij ishin përballur me gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre u kapën për tu burgosur. Ai shtoi se kishte urdhëruar zyrtarët që të kërkonin një shpjegim nga Pekini. “Ne kemi informacion që ka shumë më [...]Read More...

Volodymyr Zelenskyy tha se dy ushtarë kinezë janë kapur gjatë luftës në Ukrainën lindore.
Ai theksoi se forcat e tij ishin përballur me gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre u kapën për tu burgosur. Ai shtoi se kishte urdhëruar zyrtarët që të kërkonin një shpjegim nga Pekini.
“Ne kemi informacion që ka shumë më tepër qytetarë kinezë në njësitë e pushtuesve sesa vetëm dy. Tani po zbulojmë të gjitha faktet,” shtoi ai.
Kina është aleate e Rusisë dhe është akuzuar për ndihmën e saj në luftën e Rusisë në Ukrainë, megjithatë Pekini ka mohuar vazhdimisht akuzat se ka furnizuar forcat e Kremlinit me armë.
/ abcnews.al