Presidentja Osmani nderon dëshmoren Mukadeze Lika – Muhaxheri
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ka nderuar veprën dhe sakrificën e shumë personaliteteve që mundësuan çlirimin e Kosovës. Në mesin e tyre, ishte edhe dëshmorja Mukadeze Lika- Muhaxheri. Lajmi u bë i ditur nga djali i saj, gazetari Alban Muhaxheri. “Ky është një moment i jashtëzakonshëm që na kujton sakrificat e çmueshme të atyre

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ka nderuar veprën dhe sakrificën e shumë personaliteteve që mundësuan çlirimin e Kosovës.
Në mesin e tyre, ishte edhe dëshmorja Mukadeze Lika- Muhaxheri.
Lajmi u bë i ditur nga djali i saj, gazetari Alban Muhaxheri.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm që na kujton sakrificat e çmueshme të atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Faleminderit, Zonja Presidente Vjosa Osmani, për nderimin dhe përkujdesin ndaj heronjve të kombit!”, tha Muhaxheri.