Presidentja Osmani pret në takim Ministrin Wadephul
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul. Takimi po zhvillohet në objektin e Presidencës dhe pas përfundimit të tij është paralajmëruar konferencë për media. Pas takimit me presidenten Osmani, ministri gjerman do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi mes


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Takimi po zhvillohet në objektin e Presidencës dhe pas përfundimit të tij është paralajmëruar konferencë për media.
Pas takimit me presidenten Osmani, ministri gjerman do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi mes Wadephul dhe Kurtit do të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës, e jo në ndërtesën e Qeverisë./EO

