Presidentja Osmani priti familjarët e vikti*mave të Mas*akrës së Poklekut: Drejtësia për ta është obligim i përhershëm

Në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Poklekut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim familjarët e viktimave, duke ritheksuar përkushtimin institucional për kujtesën dhe drejtësinë. Gjatë takimit, Presidentja Osmani u shpreh se Masakra e Poklekut, ku 54 qytetarë u vranë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, mbetet një plagë e

Presidentja Osmani priti familjarët e vikti*mave të Mas*akrës së Poklekut: Drejtësia për ta është obligim i përhershëm

Në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Poklekut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim familjarët e viktimave, duke ritheksuar përkushtimin institucional për kujtesën dhe drejtësinë.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani u shpreh se Masakra e Poklekut, ku 54 qytetarë u vranë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, mbetet një plagë e hapur për shoqërinë kosovare dhe një thirrje e vazhdueshme për drejtësi.

“Masakra e Poklekut është kujtesë e përhershme e dhimbjes, por edhe e nevojës për drejtësi. Është obligim institucional dhe moral që autorët e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë”, theksoi Presidentja Osmani.

Ajo shtoi se kërkesa për drejtësi është ngritur në çdo forum ndërkombëtar ku Kosova ka zë, duke e konsideruar këtë si një betejë të pandërprerë në nderim të kujtimit të viktimave dhe për të ardhmen e drejtë të vendit.

Presidentja ritheksoi se krimet e tilla nuk do të harrohen dhe se angazhimi i saj mbetet i palëkundur në luftën për drejtësi, për të gjithë ata që u flijuan dhe për një të ardhme me më shumë dinjitet dhe paqe.