Zugu, qendra e kriptomonedhave në Zvicër
Numri i kompanive të lidhura me kriptovalutat është dyfishuar në pesë vitet e fundit në Zvicër. Rajoni me më shumë kompani është Zugu The post Zugu, qendra e kriptomonedhave në Zvicër appeared first on Albinfo.

Industria e kriptomonedhave në Zvicër vazhdon të rritet. Sipas një studimi të ri, numri i kompanive të kriptomonedhave është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Aktualisht janë 103 në Ticino, transmeton albinfo.ch.
Që nga viti 2023, numri i kompanive “blockchain” në Zvicër dhe Lihtenshtajn është rritur me 14% në 1,749. Kështu thuhet në një studim të publikuar sot nga firma e investimeve CV VC. Numri i kompanive është dyfishuar në pesë vitet e fundit.
Sipas studimit, rajoni i Zugut mbetet “qendra e Crypto Valley” me 719 kompani. Pasohet nga Cyrihu (264), Ticino (103) dhe Gjeneva (85). Lihtenshtajni gjithashtu ka 68 kompani në sektorin e kriptomonedhave, falë kuadrit rregullator të favorshëm.
The post Zugu, qendra e kriptomonedhave në Zvicër appeared first on Albinfo.