Bits & Pretzels 2026: 17 startup-e shqiptare drejt një tjetër arene ndërkombëtare

Bits & Pretzels 2026: 17 startup-e shqiptare drejt një tjetër arene ndërkombëtare

Shqipëria do të marrë pjesë në Bits & Pretzels 2026, një prej eventeve të rëndësishme të startup-eve dhe inovacionit nëEuropë, që do të zhvillohet në Mynih, Gjermani, nga 28 deri më30 shtator 2026.

Një brez i ri sipërmarrësish shqiptarë po mendon përtej kufijvetë një tregu të vogël, me ide më të mëdha dhe me ambicien përtë konkurruar ndërkombëtarisht.

Talentet, startup-et e nisin vetë rrugëtimin, por aksesi në njohuri, kapital, rrjete, partneritete dhe tregje ndërkombëtare ështëmekanizmi që duhet t’i mbështesë ata, drejt rritjes e zhvillimit tëmëtejshëm.Ndaj ky partneritet shënon një tjetër hap domethënëspër zgjerimin e hartës ndërkombëtare të ekosistemit shqiptar.

Me mbështetjen e Startup Albania dhe EU4Innovation (GIZ), Shqipëria do të prezantohet me 17 startupe shqiptare, të cilëtpërmes suksesit të iniciativave të tyre individuale, do tëpërcjellin edhe panoramën e plotë të zhvillimit të ekosistemit tëinovacionit në Shqipëri, i cili nga nismat e fragmentuara të disaindividëve dhe donatorëve, po formatohet drejt një ekosistemimë të konsoliduar, ku idetë inovative gjejnë programeakselerimi, mentorim dhe mundësi për t’u lidhur me partnerë e investitorë ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja në Bits & Pretzels 2026 vjen në vijim të një praniegjithnjë e më aktive të startup-eve shqiptare në evente tërëndësishme ndërkombëtare të inovacionit, nga “ITB Berlini” te “VivaTech” dhe “Slush”.

Bits & Pretzels Founders Festival, pritet të mbledhë rreth 7,500 themelues, investitorë dhe drejtues të industrisë nga Europa dhe bota.
Për sipërmarrësit nga ekosisteme më të vogla europiane, siçështë dhe Shqipëria, që synojnë të ndërkombëtarizohen, eventesi Bits & Pretzels kanë një rëndësi që shkon përtej pjesëmarrjesnë konferencë që është, krijimi i një platforme konkretepromovimi e bashkëpunimi.


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.