Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin
Në Berlin u promovua libri “Masakrat në Kosovë 1998-1999” i autorit Shkëlzen Gashi, një hulumtim pesëvjeçar dhe gjithëpërfshirës mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Ky studim thekson rëndësinë e kujtimit dhe të ruajtjes së kujtesës kolektive mbi të kaluarën tonë të dhimbshme, si një detyrim moral dhe historik. Senatori amerikan Hiram […] The post Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin appeared first on Albinfo.

Në Berlin u promovua libri “Masakrat në Kosovë 1998-1999” i autorit Shkëlzen Gashi, një hulumtim pesëvjeçar dhe gjithëpërfshirës mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ky studim thekson rëndësinë e kujtimit dhe të ruajtjes së kujtesës kolektive mbi të kaluarën tonë të dhimbshme, si një detyrim moral dhe historik.
Senatori amerikan Hiram Johnson shkroi dikur se “viktima e parë kur fillon lufta është e vërteta”, por jo faktet. Ato na ndihmojnë ta nxjerrim në pah, ta mbrojmë dhe ta përcjellim të vërtetën. Krimet masive serbe janë të dokumentuara qartë dhe do të mbeten përgjithmonë fakte të pamohueshme. Libri i Shkëlzen Gashit identifikon masakrat dhe varrezat masive, duke u dhënë zë viktimave dhe duke dëshmuar se kujtimi për ta nuk do të shuhet kurrë. Ndërkohë, kërkimi i drejtësisë për këto krime nuk duhet të ndalet.
Ky promovim u organizua nga Heinrich-Böll-Stiftung dhe Südosteuropa-Gesellschaft e.V., me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin. Pjesëmarrja e madhe e të pranishmëve tregoi edhe një herë rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës si pjesë e memories kolektive, për të siguruar drejtësi dhe për të mos lejuar që e kaluara të harrohet.
The post Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin appeared first on Albinfo.