Propozime të reja nga Trump, anijet kineze të mallrave do të tarifohen më shtrenjtë
Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa të reja për transportin ndërkombëtar të mallrave, duke synuar anijet e kompanive kineze dhe ato me flamur të vendeve të treta, por të prodhuara në Kinë. Tarifa e propozuar është një milion dollarë për çdo anije që ankoron në portet amerikane. Anijet që transportojnë mallra shpesh ndalojnë në [...]Read More...

Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa të reja për transportin ndërkombëtar të mallrave, duke synuar anijet e kompanive kineze dhe ato me flamur të vendeve të treta, por të prodhuara në Kinë.
Tarifa e propozuar është një milion dollarë për çdo anije që ankoron në portet amerikane.
Anijet që transportojnë mallra shpesh ndalojnë në disa porte dhe do të përballen me tarifa në çdo ndalesë. Propozimi ka lidhje me një hetim të kryer nga Zyra e Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë mbi akuzat nga sindikatat amerikane të punëtorëve, se Kina ka ndikuar padrejtësisht në industrinë ndërkombëtare të ndërtimit të anijeve.
Hetimi ka përfunduar se qeveria kineze subvencionon industrinë e saj të ndërtimit të anijeve për të dominuar tregun global.
/ abcnews.al