Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut
Këshilltari Kombëtar i Gjenevës, Daniel Sormanni, ka paraqitur një mocion që kërkon që të burgosurit me të ardhura të larta të mbulojnë vetë shpenzimet e qëndrimit në burg. Aktualisht, shteti shpenzon nga 300 deri në 400 franga zvicerane në ditë për çdo të burgosur, duke e çuar koston mujore mbi 10,000 franga, shkruan 20minuten. Propozimi […] The post Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut appeared first on Albinfo.

Këshilltari Kombëtar i Gjenevës, Daniel Sormanni, ka paraqitur një mocion që kërkon që të burgosurit me të ardhura të larta të mbulojnë vetë shpenzimet e qëndrimit në burg. Aktualisht, shteti shpenzon nga 300 deri në 400 franga zvicerane në ditë për çdo të burgosur, duke e çuar koston mujore mbi 10,000 franga, shkruan 20minuten.
Propozimi i Sormannit parashikon që individët me të ardhura vjetore mbi 150,000 franga të paguajnë për akomodimin dhe shërbimet mjekësore gjatë dënimit ose me këste pas lirimit. Ai argumenton se nuk është e drejtë që personat e pasur të financohen plotësisht nga shteti, ndërkohë që qytetarët e ndershëm mbajnë barrën e taksave.
Mocioni synon të lehtësojë barrën e taksapaguesve dhe të promovojë përgjegjësinë personale të të dënuarve. Këshilli Federal do të vlerësojë fizibilitetin e kësaj mase dhe pritet të japë një përgjigje gjatë seancës verore në qershor, përcjell albinfo.ch.
The post Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut appeared first on Albinfo.