Propozimi skandaloz i Listës Serbe nxit reagime të ashpra

Propozimi skandaloz i Listës Serbe nxit reagime të ashpra

Propozimi skandaloz i deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, për nënkryetar të Kuvendit, duke u deklaruar “në emër popullit serb”, ngjalli reagime te deputetët e Vetëvendosjes.

Kjo bëri që të mos ketë dakordim mes përfaqësuesve të partive politike për të votuar në pako emrat për nënkryetarë.

Si shkak i kësaj, kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit Albulena Haxhiu, u detyrua të ndërpresë seancën dhe të kërkojë kohë për konsultime me shefat e grupeve parlamentare.

Lista Serbe për këtë pozitë e propozoi Sllavko Simiqin.

E për këtë ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila tha se kjo është e papranueshme.

Gërvalla tha se në Kosovë “s’ka popull serb” por “komunitet serb”.

“Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor”, tha Gërvalla.

Pos saj, reaguan edhe deputetë tjerë të koalicionit rreth LVV-së.

Andin Hoti, ministër në detyrë i Punës, tha se kjo gjuhë e Listës Serbe vjen vetëm pak ditë pasi Serbia nderoi kriminelin e luftës, të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, Ratko Mlladiq. /Klankosova.tv

The post Propozimi skandaloz i Listës Serbe nxit reagime të ashpra appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.