Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet
Në orën 10:00 është paralajmëruar një tjetër protestë në qytetin e Korçës, një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan tubimin e djeshëm.
Ndryshe nga dita e djeshme, këtë mëngjes forca të shumta policie janë vendosur pranë institucioneve publike dhe në gjimnazet e qytetit, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Masat e shtuara vijnë pas ngjarjeve të djeshme, ku pati bllokim të rrugëve dhe dëmtime në disa institucione, ndërsa 25 persona u shoqëruan në polici dhe dy të rinj u arrestuan.
Mbetet për t’u parë nëse protesta e paralajmëruar për orën 10:00 do të zhvillohet dhe nëse do të ketë sërish tensione në qytet.
Protesta në Korçë, dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalishtThe post Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



