Provokimi i Putin për Ukrainën/ Nga data 8 deri më 11 maj, asnjë përgjigje nga Kievi

Presidenti Rus Vladimir Putin shpalli të hënën një armëpushim të përkohshëm në luftën që ushtria e vendit të tij po bën në Ukrianë. Kremlini njoftoi se armëpushimi I përkohshëm do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj, duke përkuar kështu me festimet që Moska do të mbajë në 9 maj në [...]Read More...

Provokimi i Putin për Ukrainën/ Nga data 8 deri më 11 maj, asnjë përgjigje nga Kievi

Presidenti Rus Vladimir Putin shpalli të hënën një armëpushim të përkohshëm në luftën që ushtria e vendit të tij po bën në Ukrianë. Kremlini njoftoi se armëpushimi I përkohshëm do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj, duke përkuar kështu me festimet që Moska do të mbajë në 9 maj në atë që ajo e quaj “Dita e Fitores” ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Në deklaratën e publikuar nga Kremlini në Telegram thuhet se Presidenti Putin kishte vendosur të kishte një armëpushim bazuar në konsiderata humanitare. Më tej në deklaratë thuhet se “Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull. Në rast shkeljeje të armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje të përshtatshme dhe efektive.”

Kjo levizje e Putin vjen ne formen e nje provokimi te qarte ndaj Perendimit dhe mbare botes, pasi Kreu I Shtetit Rus ka deklaruar me pare se ate qe ai e quan operacion special ne Ukraine, po zhvillohet per te çrrënjosur nazizmin.

Ne deklaraten e Kremlinit kete te hene thuhej gjithashtu se Moska eshte e gatshme per bisedime pa kushte paraprake me Kievin dhe Partneret nderkombetar per ti dhene fund luftes ne Ukraine.

Kievi dha nje pergjigje te qarte dhe te prere ndaj armepushimit te Putin, duke thene se nese Rusia deshiron paqe, ajo duhet te ndaloje menjehere sulmet. Ne nje postim ne rrjetin social X, ministry I jashtem ukrainas Andri Sibiha ngriti pyetjen pse duhet pritur deri ne 8 maj per armepushimin, duke vene ne dukje se gjithcka po behet thjesht per nje parade.

“Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm, të qëndrueshëm dhe të plotë, për të paktën 30 ditë”, tha ai.

Nje armepushim i ngjashem u vendos mes Ukraines dhe Rusise pergjate fundjaves se Pashkes kete vit duke sjelle keshtu ndalje te perkohshme te luftimeve. Megjithate palet nuk I ndalen akuzat e ndersjellta se ky armepushim ishte thyer me qindra here. Deklarata e Putin per armepushim kete te hene vjen pasi Shtetet e Bashkuara e kane pershkruar kete jave si nje jave kritike ne vendosjen e Paqes mes Rusise Dhe Ukraines.

/ abcnews.al