Publikohet lista e Kosovës – Fton Hazrollajn, kthehet Zhegrova

Welcome to Kosova Today

Drilon Hazrollaj është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Selektori i Kosovës, Franco Foda të premten ka publikuar listën për ndeshjet miqësore me Armeninë dhe Hungarinë, që janë më vonë këtë muaj. Dhe në listën e Fodas është edhe sulmuesi i Malishevës, që po kalon formë të lartë aktualisht. Kosova […]

Publikohet lista e Kosovës – Fton Hazrollajn, kthehet Zhegrova

Drilon Hazrollaj është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Selektori i Kosovës, Franco Foda të premten ka publikuar listën për ndeshjet miqësore me Armeninë dhe Hungarinë, që janë më vonë këtë muaj. Dhe në listën e Fodas është edhe sulmuesi i Malishevës, që po kalon formë të lartë aktualisht.

Kosova luan me Armeninë më 22 mars në Jerevan, ndërsa ndeshja me Hungarinë është më 26 mars në Budapest. Janë ndeshje debutuese për selektorin Foda.

Ilir Avdyli është tjetër emër i ri në listë, por ai është ftuar vetëm si portier i tretë, pas Arijanet Muriqit e Visar Bekajt. Muriq e Bekaj në fakt po aktivizohen rrallë për skuadrat e tyre dhe porta vazhdon të mbetet pikë e ndeshjem e “Dardanëve”.

Pas përplasjeve që kishte me përgjegjësit e përfaqësueses, te Kosova kthehet sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova.

Është kthyer edhe kapiteni Amir Rrahmani dhe disa lojtarë të tjerë si Vedat Muriqi, Donat Rrudhani, Blendi Idrizi, Valon Berisha, Bersant Celina, Albion Rrahmani.