Putin dhe Xi Jinping zhvillojnë një telefonatë pas inaugurimit të Trump
Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një video-telefonatë disa orë pasi Donald Trump u betua të hënën, duke u zotuar se do t’i çojnë lidhjet dypalëshe në nivele më të larta. Duke e quajtur Xi një mik të dashur, Putin tha se Rusia dhe Kina po ndërtonin lidhje “mbi [...]Read More...

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një video-telefonatë disa orë pasi Donald Trump u betua të hënën, duke u zotuar se do t’i çojnë lidhjet dypalëshe në nivele më të larta.
Duke e quajtur Xi një mik të dashur, Putin tha se Rusia dhe Kina po ndërtonin lidhje “mbi bazën e miqësisë, besimit të ndërsjellë dhe mbështetjes” pavarësisht presionit të jashtëm.
Xi i bëri thirrje Putinit që të vazhdojë të thellojë koordinimin strategjik, të forcojë mbështetjen e ndërsjellë dhe të ruajë interesat legjitime.
Trump kërcënoi të martën me tarifa për Pekinin, duke e quajtur atë “një abuzues” dhe paralajmëroi se telashe të mëdha do të vijnë për Moskën nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë./abcnews.al