Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e Qarkut të Tiranës. Takimi vjen pas dy zhvillimeve të rëndësishme në kampin socialist, siç janë çështja Veliaj dhe Balluku. Të premten e kaluar zv.kryeministrja, Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK, në lidhje me tunelin e Llogarasë, ku në cilësinë e Ministres […] The post Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS appeared first on Ditar.al.
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e Qarkut të Tiranës. Takimi vjen pas dy zhvillimeve të rëndësishme në kampin socialist, siç janë çështja Veliaj dhe Balluku.
Të premten e kaluar zv.kryeministrja, Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK, në lidhje me tunelin e Llogarasë, ku në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ajo akuzohet për “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Përveç Ballukut, të pandehur janë edhe 5 vartës të saj, ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, drejtori aktual, Gentian Gjyli, Erald Elezi si dhe dy anëtare të KVO-së në Ministrinë e Infrastrukturës, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.
Ndërkohë dy ditë më parë, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliaj, duke rrëzuar qeverinë në lidhje me shkarkimin e tij si kryebashkiak. Për rrjedhojë, u rrëzua edhe dekreti i presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Tiranës.
Ky është takimi i parë i Ramës me deputetët e Tiranës pas anulimit të zgjedhjeve, pas vendimit të Kushtetueses këtë të hënë.
The post Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS appeared first on Ditar.al.
