Balluku e pandehur për aferën e Llogarasë, Balla: Nuk komentojmë çështjet e drejtësisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nuk pranoi që të komentonte hetimet që SPAK ka nisur ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së, i pyetur nga gazetarët, […] The post Balluku e pandehur për aferën e Llogarasë, Balla: Nuk komentojmë çështjet e drejtësisë appeared first on Ditar.al.

Balluku e pandehur për aferën e Llogarasë, Balla: Nuk komentojmë çështjet e drejtësisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nuk pranoi që të komentonte hetimet që SPAK ka nisur ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së, i pyetur nga gazetarët, Balla tha se nuk do të bëjë asnjë koment për çështjet e drejtësisë.

“PS edhe në diskutimet që patëm gjatë javës së kaluar sa i takon raportimit të institucioneve të drejtësisë, kemi qenë të qartë që kurrë nuk do të bëjmë komente mbi meritat dhe çështjet që trajtojnë institucionet e drejtësisë. Zyrtarisht PS nuk bën komente për asnjë çështje të veçantë”– u shpreh Balla.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u paraqit të premten në SPAK, ku iu komunikua akuza “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro.

The post Balluku e pandehur për aferën e Llogarasë, Balla: Nuk komentojmë çështjet e drejtësisë appeared first on Ditar.al.