Rama pyetet për vendodhjen e Arben Ahmetajt, tregon bisedën e fundit me të

Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e kësaj të enjte nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me vendodhjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahemtaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare lidhur me aferën e Inceneratorëve. Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet ish-zv.kryeministri dhe se komunikimi i fundit që […] The post Rama pyetet për vendodhjen e Arben Ahmetajt, tregon bisedën e fundit me të appeared first on Newsbomb Albania.

Rama pyetet për vendodhjen e Arben Ahmetajt, tregon bisedën e fundit me të

Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e kësaj të enjte nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me vendodhjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahemtaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare lidhur me aferën e Inceneratorëve.

Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet ish-zv.kryeministri dhe se komunikimi i fundit që ka patur me të ka qenë para shumë kohësh.

“Nga Hamasi te Arben Ahmetaj. Po pse çfarë lidhje kanë këto të dyja. Ky vend që është më mirë se vendet e tjera rreth e rrotull nuk diskutohet se dhe ky vend është më i mirë se çishte këtë e provon edhe arsyeja që e pyesni ju. Ka filluar të funksionojë drejtësia. Nuk e di ku është. Shumë kohë përpara kam komunikuar me Ahmetajn”, tha Rama.

Më tej ai përgëzoi SPAK  për punën e bërë duke thënë se është mbrojtës i punës së tyre dhe i inkurajoi që: ti nxjerri ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar.

Ish ministri Ahmetaj është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Raportimet janë se ai ndodhet në Britaninë e Madhe, sipas avokatëve mbrojtës, por Ahmetaj ka thënë se nuk do të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të dalë në dritë e vërteta.

Atij me herët i janë sekustruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

The post Rama pyetet për vendodhjen e Arben Ahmetajt, tregon bisedën e fundit me të appeared first on Newsbomb Albania.