Berisha: Rama loboi në samit që Macron të bënte deklaratën për Kosovën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama duke thënë se ka lobuar që presidenti francez Emmanuel Macron të bëntë deklaratën për vizat e Kosovës. I ftuar në “Open”, Berisha tha se në përfundim të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama “hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë”. Sipas […] The post Berisha: Rama loboi në samit që Macron të bënte deklaratën për Kosovën appeared first on Newsbomb Albania.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama duke thënë se ka lobuar që presidenti francez Emmanuel Macron të bëntë deklaratën për vizat e Kosovës.
I ftuar në “Open”, Berisha tha se në përfundim të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama “hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë”. Sipas Berishës, kryeministri ka lobuar në këtë takim që Macron të bënte deklaratën e tij për anulimin e vizave të Kosovës, deklaratë e cila tashmë është raportuar e përkthyer gabim.
“Edi Rama pasi u mbyll Samiti, hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Padroni i tij i tha varteses së vet t’ia japin këtë dhuratë. Nuk ka kërkuar kurrë sanksione ndaj Serbisë, gënjeu vetëm për të mushtuar kosovarët.
Vizita e parë në histori e një Presidenti francez, padiskutim e jashtëzakonshme, ishte nën ombrellën e Samitit. Edi Rama e njoftoi vizitë tre se katër ditore, dhe ajo ishte disa orëshe.
Edi Rama loboi në takim që Macron të thoshte deklaratën për vizat… a nuk ishte ky lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij?”, deklaroi Berisha
The post Berisha: Rama loboi në samit që Macron të bënte deklaratën për Kosovën appeared first on Newsbomb Albania.