Rashiqi takohet me Guerotin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Nenad Rashiq ka pritur sot ambasadorin francez, Olivier Guerot. Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë. “Ambasadori Guerot e përgëzoi ministrin Rashiq për angazhimin e tij të mëparshëm në avancimin e të drejtave të komuniteteve

Rashiqi takohet me Guerotin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Komuniteteve dhe Kthimit, Nenad Rashiq ka pritur sot ambasadorin francez, Olivier Guerot.

Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë.

“Ambasadori Guerot e përgëzoi ministrin Rashiq për angazhimin e tij të mëparshëm në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë”, thuhet tutjë në kumtesë.

Ata diskutuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Ambasadës Franceze në Kosovë dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ku të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të projekteve të përbashkëta. Diskutimi u fokusua në mundësitë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të kthyerve dhe pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë përmes fuqizimit ekonomik. U theksua nevoja për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të fortë dhe stabile, e cila si një nga prioritetet e saj do ta ketë zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të lidhura përmes Dialogut të Brukselit dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

“Ministri Rashiq dhe ambasadori Guerot ranë dakord se bashkëpunimi i vazhdueshëm konstruktiv është thelbësor për kthimet e qëndrueshme dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.