Reagojnë prindërit e Memli Krasniqit pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PDK-së

Profesori dhe shkrimtari i njohur, Milazim Krasniqi, babai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së të birit nga drejtimi i partisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë dy fotografi – njërën nga fëmijëria e Memlit dhe një tjetër të tanishme, ku shfaqen së bashku. Reagimi […] The post Reagojnë prindërit e Memli Krasniqit pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PDK-së appeared first on ATV.

Reagojnë prindërit e Memli Krasniqit pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PDK-së

Profesori dhe shkrimtari i njohur, Milazim Krasniqi, babai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së të birit nga drejtimi i partisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë dy fotografi – njërën nga fëmijëria e Memlit dhe një tjetër të tanishme, ku shfaqen së bashku.

Reagimi i profesorit vjen pak orë pasi Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të PDK-së, duke e cilësuar si një hap reflektimi dhe përgjegjësie për t’i hapur rrugë një fryme të re brenda partisë.

Në imazhin e fundit, babë e bir shihen të përqafuar, në një moment familjar që ka ngjallur reagime të shumta dhe komente mbështetëse në rrjete sociale.

The post Reagojnë prindërit e Memli Krasniqit pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PDK-së appeared first on ATV.