Reagon qeveria pas akuzave për ndërhyrje në sisitemin e KQZ-së

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar pas akuzave ndaj ekzekutivit për ndërhyrje në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje nga Qeveria. “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit […] The post Reagon qeveria pas akuzave për ndërhyrje në sisitemin e KQZ-së appeared first on Albinfo.

Reagon qeveria pas akuzave për ndërhyrje në sisitemin e KQZ-së

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar pas akuzave ndaj ekzekutivit për ndërhyrje në sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje nga Qeveria.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për software-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik.Akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulet besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”, ka shkruar Kryeziu.

 

The post Reagon qeveria pas akuzave për ndërhyrje në sisitemin e KQZ-së appeared first on Albinfo.