Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`

Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale një imazh me hartën e Evropës, të rrethuar me tela me gjemba, ndërsa në qendër të tij shkruhet me germa të mëdha “MARRE”.

Reagimi i kryeministrit shqiptar vjen gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë. Vendimi po shpallet gjatë ditës së sotme nga trupi gjykues.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.