Nga Reuters te BBC: Si e raportuan mediat botërore verdiktin ndaj krerëve të UÇK-së?

Nga Reuters te BBC: Si e raportuan mediat botërore verdiktin ndaj krerëve të UÇK-së?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas raportimeve të Reuters, Associated Press (AP) dhe Sky News, Thaçi është shpallur fajtor në procesin gjyqësor që lidhet me akuzat për krime lufte.

Në të njëjtin proces janë dënuar edhe tre ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim.

Në total, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë The Guardian, Euronews, DW dhe BBC, të katër ish-drejtuesit e UÇK-së i kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Aktgjykimi i sotëm ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë. Ditë para shpalljes së vendimit, mijëra qytetarë ishin mbledhur në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, në një tubim të raportuar edhe nga AFP.

Pas shpalljes së aktgjykimit, pati protesta dhe tensione në Prishtinë, ndërsa reagime dhe protesta u raportuan edhe pranë selisë së gjykatës në Hagë, sipas Reuters.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe tre bashkëakuzuarve zgjati më shumë se tre vjet.

CNN raporton se Thaçi vazhdon t’i kundërshtojë akuzat, ndërsa aktgjykimi i shkallës së parë mund të apelohet.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.