Reuters: SHBA, bisedime sekrete me Hamasin për lirimin e pengjeve amerikane në Gaza

Administrata e Donald Trump ka zhvilluar bisedime sekrete me Hamasin për mundësinë e lirimit të pengjeve amerikane që mbahen në Gaza, raporton Reyters, duke cituar një burim të njohur mbi bisedat. I dërguari i posaçëm i SHBA për çështjet e pengjeve, Adam Boehler ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin javët e fundit në Doha, [...]Read More...

Reuters: SHBA, bisedime sekrete me Hamasin për lirimin e pengjeve amerikane në Gaza

Administrata e Donald Trump ka zhvilluar bisedime sekrete me Hamasin për mundësinë e lirimit të pengjeve amerikane që mbahen në Gaza, raporton Reyters, duke cituar një burim të njohur mbi bisedat.

I dërguari i posaçëm i SHBA për çështjet e pengjeve, Adam Boehler ka mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin javët e fundit në Doha, tha burimi, duke konfirmuar një raport nga Axios.

Deri kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara i kishin shmangur diskutimet e drejtpërdrejta me grupin militant. Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Hamasin si organizatë të huaj terroriste në vitin 1997.

Reuters raporton se bisedimet janë fokusuar në arritjen e lirimit të pengjeve amerikane që ende mbahen në Haza, por gjithashtu kanë diskutuar edhe rreth një marrëveshjeje më të gjerë për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura dhe se si mund të arrihet një armëpushim më afatgjatë.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve ëitkoff, planifikon të kthehet në rajon në ditët në vijim për të gjetur një mënyrë për të zgjatur fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës ose për të kaluar në fazën e dytë, tha të hënën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Faza e parë e armëpushimit, që ndaloi luftën 15-mujore në Rripin e Gazës, mundësoi lirimin e 33 pengjeve, tetë trupave të pajetë në këmbim të lirimit të pothuajse 2.000 të burgosurve palestinezë. Ndërkohë sa i përket fazës së dytë të armëpushimit nuk ka asnjë përparim mes Izraelit dhe Hamasit ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat kundrejt njëri-tjetrit./abcnews.al