Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burg nga Gjykata Speciale

Hagë — Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, duke e dënuar atë me 13 vjet burgim.
Sipas trupit gjykues, Selimi është shpallur penalisht përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës 1998–1999. Vendimi u ulexua gjatë seancës përfundimtare në Hagë, pas përmbylljes së procesit gjyqësor maratonik që kishte nisur në prill të vitit 2023.
Gjatë të gjithë procesit, Selimi ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa ekipi i tij mbrojtës kishte kërkuar pafajësi të plotë. Në dënimin e shqiptuar prej 13 vjetësh do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



