Rita Ora ‘rrëmben’ vëmendjen me linjat perfekte në një paraqitje të fundit
Rita Ora di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen — për zgjedhjet e saj të guximshme të modës, bashkëpunimet muzikore që ngjiten në majat e klasifikimeve dhe energjinë që përcjell në çdo paraqitje. Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare u rikthye në qendër të vëmendjes, duke treguar fizikun e saj të tonifikuar në një postim në […] The post Rita Ora ‘rrëmben’ vëmendjen me linjat perfekte në një paraqitje të fundit appeared first on Sinjali.
Rita Ora di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen — për zgjedhjet e saj të guximshme të modës, bashkëpunimet muzikore që ngjiten në majat e klasifikimeve dhe energjinë që përcjell në çdo paraqitje.
Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare u rikthye në qendër të vëmendjes, duke treguar fizikun e saj të tonifikuar në një postim në Instagram.
Në vizitën e saj te Apple Music, Rita shfaqej e veshur me një ‘bra-top’ të zi me prerje të hapura, xhaketë të kuqe të ndezur dhe pantallona të njëjta, duke pozuar me vetëbesim pas pultit të studios dhe duke falënderuar ekipin për mikpritjen.
Pamjen e kompletoi me flokët biondë në formë bob, syzet e errëta dhe një varëse të trashë argjendi, duke i dhënë një stil “rock-chic”.

Me barkun e saj të tonifikuar që dallohej në çdo foto, ndjekësit reaguan masivisht — duke e quajtur “mbretëreshë” dhe “baddie”, disa madje sugjeruan hapjen e një podcasti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rita Ora ‘rrëmben’ vëmendjen me linjat perfekte në një paraqitje të fundit appeared first on Sinjali.
