RMV, raportime për bomba në disa shkolla fillore

Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës, prej ku tregojnë se nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt, raporton MIA. “Alarmi për bombë është dërguar përmes postës elektronike, pas orës 17:00. Nga shkolla lajmëruan policinë e cila […]

RMV, raportime për bomba në disa shkolla fillore
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës, prej ku tregojnë se nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt, raporton MIA.

“Alarmi për bombë është dërguar përmes postës elektronike, pas orës 17:00. Nga shkolla lajmëruan policinë e cila arriti menjëherë, nxënësit u evakuuan në mënyrë të sigurt. Mbetet që shërbimet kompetente ta kontrollojnë gjendjen”, deklaroi udhëheqësi i sektorit për arsim Aleksandar Jovanoviq.

Ndryshe, kërcënime me bomba nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut ka pasur vazhdimisht nga viti 2022 e këndej, por që rezultonin të rrejshme. Raportimet e fundit ishin në fillim të vitit 2025-të.

Kërcënimet me bomba kanë qenë gjithashtu të përhapura edhe në rajon.